Milot Rashica e cilëson si ndeshje të mirë këtë ndaj Ukrainës.
Sulmuesi anësor i Përfaqësueses së Kosovës e ka cilësuar paraqitjen si pozitive të Kosovës, por humbja ka ardhur nga mungesa e fatit dhe koncentrimit në raste të caktuara.
“Ishte një lojë shumë më e mirë se ajo ndaj Kroacisë”, ka thënë Rashica.
“Nuk është se nuk kemi pasur raste, por neve po na mungon fati dhe koncentrimi”, ka përfunduar këmbëshpejti kosovar. /Telegrafi/