Telegrafi

Rashica: Kosova mund të kualifikohet në Botëror

Përfaqësuesja e Kosovës e mbylli me rezultat pozitiv ndeshjen e parë në një garë zyrtare dhe natyrisht se kjo i ka gëzuar të gjithë.

Në udhëtimin në Finlandë, të zgjedhurit e Albert Bunjakut barazuan me rezultat 1-1, ndërsa e merituan edhe ta fitonin ndeshjen.

Lexo po ashtu Debutim madhështor: Kosova me rezultat pozitiv në ndeshjen historike (Video)

Pas takimit, Milot Rashica, ka deklaruar se Kosova ka cilësi për të grumbulluar sa më shumë pikë në kuadër të Grupit I.

Mesfushori i Vitesses thotë se Kosova ka cilësitë e nevojshme për të marrë pikët e duhura.

Mesfushori i Vitesses pohon se me lojë të mirë mund të vijnë edhe rezultatet dhe përfaqësuesja mund të kualifikohet në Kampionatin Botëror.

Për të shkuar në Rusi në vitin 2018, Kosova duhet të tregohet më e mirë se kundërshtarët, si Kroacia, Turqia, Islanda, Ukraina dhe Finlanda.

Lexo po ashtu Heronjtë largohen nga Finlanda (Foto)