Site icon Telegrafi

Rashica komenton lojën dhe momentin e penalltisë

Milot Rashica e ka shprehur zhgënjimin e skuadrës së Kosovës pas humbjes nga Suedia në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Botëror.

“Jemi të zhgënjyer me rezultatin, sidomos duke parë që si ishte pjesa e parë dhe si i pranuam dy golat. Tash duhet të provojmë këto dy-tri ditë të rigjenerohemi për ndeshjen tjetër”.

“Patëm dy-tri gjysmëraste në pjesën e parë që po të ishte finalizimi më i mirë do të kishim shënuar, ndërkaq pranuam gola”.

Lexo po ashtu Kosova e humbi ndeshjen e parë kualifikuese për ‘Katar 2022’ nga Suedia – të gjitha detajet e takimit

“Në pjesën e dytë filluam herët të luanim me topa të gjatë, ashtu që nuk e bëmë lojën si në pjesën e parë”.

“Nuk e pashë mirë topin (në rastin e prekjes me dorë dhe akordimin e penalltisë) prej lojtarit që ishte përpara dhe kërceva lartë pakëz me duar më shumë se që është dashur. Ndodhi edhe kjo”, është shprehur Rashica për mikrofonat e SuperSport. /Telegrafi/

Exit mobile version