Site icon Telegrafi

Rashica kishte një tifoze të veçantë në debutimin e tij, e dashura e tij i uroi fat në ‘Veltins Arena’

Milot Rashica ka bërë debutimin e tij në Bundesliga me skuadrën e Werder Bremen.

Ylli i Kosovës u fut në ndeshje nga minuta e parë në fitoren e madhe të Bremenit 1-2 ndaj Schalke 04.

Përveç përkrahjes të madhe që mori nga tifozët e Bremenit, Miloti kishte edhe një tifoze të veçantë në ‘Veltins Arena’.

E dashura e tij Belkiz Kera ishte e pranishme në stadiumin e Schalkes për ta përkrahur nga afër vushtrriasin.

Postimi i të dashurës së Milotit pas ndeshjes

Ajo fillimisht kishte publikuar një foto në ‘Insta Story’, para se të futej në stadium dhe kjo nuk i ka shpëtuar mediave gjermane që e kanë përmendur bukuroshen nga Vushtrria.

Belkizja ka postuar në profilin e saj edhe atmosferën në stadium duke i uruar fat të dashurit të saj.

Pas përfundimit të takimit, bukuroshja nga Kosova shkroi disa vargje dhe i shprehi dashurinë Milotit.

“Ka do që shkon bëhem me fat. Të dua”, shkroi Belkizja. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version