Albert Bunjaku nuk do të jetë më trajner i Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa lojtarët kanë vazhduar të shkruajnë për të.
Sulmuesi anësor i Kosovë, Milot Rashica ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në Facebook për të bërë një postim.
Rashica ka folur për kualifikimet të cilat Kosova i mbylli me një pikë të fituar pas 10 ndeshjeve.
Talenti vushtrrias ka thënë se ai dhe shokët e skuadrës kanë dhënë maksimumin në ndeshjet e Kosovës.
“Të gjithë e dimë se rezultatet nuk janë ashtu siç i kemi pritur ne dhe e gjithë Kosova, por ju siguroj se unë dhe bashkëlojtarët e mi kemi dhënë maksimumin. Ndeshje pas ndeshje jemi bërë më të fortë duke iu treguar të gjithëve se shumë shpejt do të jeni krenar me ne”.
“Është vetëm viti i parë dhe ne sapo kemi filluar rrugëtimin tonë. Faleminderit Dardanëve dhe gjithë atyre që na përkrahën pa marrë parasysh rezultatet”.
Në fund Rashica ka folur edhe për trajnerin Albert Bunjaku të cilin e ka falënderuar.
“Dhe në fund, faleminderit Albert Bunjaki, njeriu që ka dhënë gjithçka nga vetja për përfaqësuesen e Kosovës. Gjithmonë do të mbahesh mend si trajneri i parë historik, Kosova dhe historia e saj nuk do të ju harrojnë asnjëherë”, ka shkruar Milot Rashica në Facebook.
Ndeshjen e radhës Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvilloj më 13 nëntor në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. /Telegrafi/