Site icon Telegrafi

Rashica: I kam shtyrë pushimet, do të jem në Kosovë për një ndeshje te veçantë në Prishtinë

Rashica në aksion (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Më 15 qershor në Prishtinë do të zhvillohet një ndeshje miqësore për nder të 20-vjetorit të çlirimit të kryeqytetit.

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, për shkak të këtij takimi, do t’i shtyjë për disa ditë pushimet.

“Do ta zhvillojmë një ndeshje në Prishtinë. Më kanë kontaktuar nga Komuna e Prishtinës dhe unë kam pranuar me kënaqësi”.

Milot Rashica (Foto: Werder Bremen/Twitter)

“I kam shtyrë për disa ditë pushimet, mirëpo ia vlen”, ka thënë Milot Rashica pas ndeshjes së Kosovës me Bullgarinë.

Milot Rashica i cili luan për ekipin gjerman në Werder Bremen në ndeshjen e fundit ndaj Bullgarisë ka shkëlqyer duke e realizuar një gol dhe duke asistuar një herë.

Foto: Milot Rashica/Facebook

Sa i përket kësaj ndeshje, në skuadrën tjetër do të jetë Granit Xhaka, kapiteni i Zvicrës dhe futbollist i Arsenalit.  /Telegrafi/ 

Exit mobile version