Site icon Telegrafi

Rashica ka një porosi për Dardanët

Njëri nga futbollistët më të mirë të Kosovës, Milot Rashica ka deklaruar se Kosovën e pret një ndeshje e vështirë ndaj Turqisë.

Djaloshi nga Vushtrria iu bashkua Kosovës nga klubi i tij Vitesse ku po kalon formë të mirë.

Ai ka deklaruar se Kosova do ta ketë një përballje të vështirë me Turqinë pasi ata kanë eksperiencë.

Por talenti kosovar ka thënë se pret përkrahje të madhe nga tifozët kosovar në këtë sfidë.

“Gjithsesi pres një ndeshje të vështirë. Turqia është një kundërshtar i fortë. Ishte në kampionatin evropian”.

“Turqia luan para adhuruesve të vet, por besojë që edhe nga Kosova do të vijnë adhurues dhe shpresoj në një rezultat të mirë”, deklaroi Rashica. /Telegrafi/

Exit mobile version