Telegrafi

Rashica: Jam i gatshëm, luajmë vetëm për fitore ndaj Malit të Zi  

Milot Rashica (Foto: FFK)

Milot Rashica është parë entuziast në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Malit të Zi dhe pret fitore të Kosovës në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret Euro 2020.

Ylli i Kosovës u pushua në takimin miqësor ndaj Gjibraltarit, të cilin Dardanët e fituan me rezultat minimal 1-0.

Megjithatë, Rashica ka thënë në konferencë për shtyp së është i gatshëm ndaj Malit të Zi dhe pret fitore nga Kosova.

Lexo po ashtu Përzgjedhësi i Kosovës, Challandes: Ndaj Malit të Zi luajmë me lojtarë që janë të gatshëm

“Jam i gatshëm 100 për qind”, ka thënë fillimisht Rashica në konferencën për shtyp.

“Në ndeshjen e fundit në Bundesliga kam luajtur 90 minuta dhe jam gati për ndeshjen e nesërme”.

Lexo po ashtu Kosovë - Mali i Zi, vlera e dy ekipeve përfaqësuese

“Të gjithë e dimë se nuk është ndeshje e lehtë ndaj Malit të Zi. Në takimin e parë kemi pasur shumë shanse, por nuk kemi shënuar, gjë e cila nuk besoj se do të ndodh këtu”.

“Kemi mbështetjen e tifozëve dhe besojmë se do ta marrim fitoren. Kemi bërë një rrugëtim të mirë dhe ne si lojtarë kemi marrë përvojë të mirë”, përfundoi ylli i Kosovës. /Telegrafi/