Milot Rashica ka qenë hero i skuadrës së tij Werder Bremen në fundjavë.
Ekipi bardh e gjelbër ka marrë një fitore të vlefshme 1-2 në udhëtim tek Eintracht Frankfurt.
E kësaj fitore ju ka gëzuar edhe një tifoz gjerman që ka luajtur një tiketë në bastore.
Bastorja e madhe ‘Tipico’, ka publikuar tiketën e tifozit fatlum që ka fituar hiq më pak se 250 mijë euro ditën e shtunë.
Tifozi në fjalë kishte luajtur pesë ndeshje në futbollin gjerman dhe kishte arritur t’i qëllonte katër nga to para minutës së 90-të.
Por ndeshja e fundit që ishte duke e pritur për ta fituar shumën prej 250 mijë euro ishte Eintracht Frankfurt – Werder Bremen.
https://twitter.com/ballandpuck/status/1035914156417994752
Ishte talenti i madh nga Kosova, Milot Rashica që me një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 96-të i siguroi fitoren skuadrës së tij.
Ky gol përpos që gëzoi tifozët e Werderit gëzoi edhe tifozin gjerman që e pasuroi atë me 250 mijë euro.
Vielleicht nicht ganz überraschend nach diesem Freistoß 💥@milotrashica ist euer Mann des Spiels.
Glückwunsch Rakete! 🚀#werder | #sgesvw pic.twitter.com/BoRsTfY9er— SV Werder Bremen (@werderbremen) September 3, 2018
Lajmi për këtë tiketë fituese ka bërë jehonë të madhe në shtetin gjerman.
Sigurisht fituesi i kësaj tikete nuk do ta harrojë asnjëherë djaloshin e artë nga Kosova për dhuratën që i dha në minutën e 96-të. /Telegrafi/
💥💥💥 Mit 1 Euro zu 250.000€ – so geschehen am Wochenende bei uns! Glückwünsche gehen raus nach NRW! Was ein Schein! Und sicher auch ein Dank an @milotrashica für sein Last-Minute Tor! 💥💥💥 pic.twitter.com/XSwETw1Txp
— Tipico (@Tipico_de) September 4, 2018