Telegrafi

Rashica flet si lojtar i Norwichit: Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të luaj në Ligën Premier

(Foto: Instagram/milotrashica7)

Milot Rashica është zyrtarizuar si lojtar i Norwich Cityt, ku u transferua nga klubi gjerman, Werder Bremeni.

Lojtari i Kosovës ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin anglez dhe nga sezoni i ardhshëm do ta shohim në Ligën Premier.

“Jam i gëzuar që do të luaj para tifozëve të Norwichit dhe në Ligën Premier. Padyshim që do të jap maksimumin tim për këtë klub futbolli në secilën ndeshje dhe shpresoj t’i gëzoj tifozët me shumë gola dhe asistime. Mezi pres t’ia filloj”.

“I di disa gjëra për klubin, sidomos për stilin e lojës nën Daniel Farke. Dua të vazhdoj të mësoj dhe të zhvillohem si lojtar dhe si person, ndërsa mendoj se stili i lojës këtu do të më përshtatet shumë”.

“Kam folur me trajnerin dhe e di se çfarë kërkon ai nga unë. Bisedimet me të së fundmi kanë ndihmuar shumë dhe jam shumë i entuziazmuar”.

“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime që të luaj në Ligën Premier dhe jam shumë i lumtur që Norwichi ma dha këtë mundësi të madhe”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Rashica do të luajë në Ligën Premier te Norwich City

“Njëherësh kam edhe familjarë të afërt në Londër. Unë dhe familja ime jemi duke u përgatitur që të transferohemi në Angli, që të jem më afër tyre dhe të përjetojmë diçka të re”, ka deklaruar Rashica për faqen canaries.co.uk. /Telegrafi/