Telegrafi

Rashica flet për rastet e humbura dhe rrëshqitjet në fushë: Me këto këpucë luaj në Bundesligë

Mesfushori sulmues, Milot Rashica, ka folur pas ndeshjes, duke treguar shumë gjëra rreth ndeshjes Kosovë – Bullgari.

Ai e pranoi që po ka raste, por që nuk po arrin të shënojë, duke i munguar edhe fjali.

Ndeshja u mbyll 1-1, por Kosova kishte shumë raste në këtë përballje.

“Po normal jemi munduar që topat e fituar nga Vedati, ne te shkojmë prapa shpine. Ata u mbrojtën shumë, por ne u munduam”.

“Ne pjesën e parë i kishin dy rast prapa shpinë, por fati nuk e deshi të futet në portë”.

“Rasti në pjesën e parë? E pash portierin që doli dhe u kthye. Ma pamundësoi që ta kem edhe një kontakt me topi shkoi anash, këmba e majtë nuk ma mundësoi. Mbrojtësi në vijë e portës e largoi topin”.

“Me këto këpucë kam luajtur në Bundesliga në 10 ndeshje e fundit, thumbat i kam sikurse të mbrojtëseve, por edhe pak fusha e largët, bari i madh. Duhet të adaptohemi”.

“Werder? Prej sezonit të ri shumicën e ndeshjeve jam në sulm, me dy ose vet tipik. Më ka ecur mirë. Jam pak i dëshpëruar dhe nervoz. Në ndeshjet e fundit në Gjermani me një goditje po shënoj, e këtu po kem nga tri apo katër raste e nuk po ja arrij. Duhet edhe pak fat dhe koncentrik. Shpresoj në ndeshjet tjera të shënoj si atje”.

“Shpresoj të shënojë në qershor”, ka thënë Rashica për Supersport pas ndeshjes. /Telegrafi/