Milot Rashica ka fituar titullin e parë me Vitessen.
Ky i fundit ka triumfuar në finale kundër Az Alkmaarit me rezultat 2-0.
Në triumfin e skuadëps pati gisht edhe reprezentuesi i Kosovës, Rashica, i cili asistoi te goli i parë i shënuar në minutën e 81 përmes Van Wolfswinkelit, transmeton Telegrafi.
Rashica pas ndeshjes ka festuar me flamur të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Ndryshe, kjo është hera e parë që brenda 125 vjetëve skuadra e Vitesse të fitoi një trofe në Holandë. /Telegrafi/