Telegrafi

Rashica falënderon tifozët e Werderit

Milot Rashica (Foto: Getty Images/Guliver)

Werder Bremeni e ka fituar ndeshjen e fundit për sezonin 2018/2019 në Bundesliga, duke e mposhtur RasenBallsport Leipzig me rezultat 2-1.

Milot Rashica e shënoi golin parë për Werderin, të cilin e realizoi nga pika e bardhë në minutën e 35-të, e që i siguroi skuadrës së tij një pushim të qetë pas pjesës së parë.

Pjesa e dytë filloi më keq për skuadrën e yllit shqiptar, pasi RB Leipzig arriti ta barazonte rezultatin (1-1), me golin e shënuar nga Nordi Mukiele (86’).

Por, Werderi ishte më kërkues deri në fund, duke arritur ta rikthejë epërsinë ndaj mysafirëve, pasi Claudio Pizarro realizoi në minutën e 88-të.

Milot Rashica i ka falënderuar tifozët e Bremenit për përkrahjen e dhënë në këtë sezon, edhe pse nuk arritën të futeshin në Ligën e Evropës për një pikë, pasi përfunduan në vendin e tetë me 53 pikë, një më pak se Eintracht Frankfurti.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Milot Rashica

“Ta përfundosh sezonin me fitore është gjithmonë kënaqësi. Ishte një periudhë intensive me disa ndeshje të mrekullueshme. Falënderime për familjen e madhe të Werderit dhe përkrahjen e fuqishme! Ishit të mrekullueshëm”, ka shkruar ylli i Përfaqësueses së Kosovës në rrjetet sociale. /Telegrafi/