Site icon Telegrafi

Rashica e mbyll me asistim edicionin në Holandë

Ka përfunduar kampionati holandez me Feyenoordin si kampioni i ri i Holandës.

Por ajo që iu intereson të gjithëve është paraqitja e mesfushorit të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Ylli nga Vushtrria ishte titullar për Vitessen që triumfoi me rezultat të pastër 3-0 ndaj Rodas.

Rashica asistoi në golin e tretë për skuadrën e tij në minutën e 93-të.

Asistimi ndaj Rodës ishte i 11-ti këtë edicion për Rashicën në Eredivisie.

Përpos 11 asistimeve, Rashica ka shënuar edhe dy gola.

Pas 34 javëve në elitën e futbollit holandez, Vitesse përfundoi në pozitën e pestë në tabelë. /Telegrafi/

Exit mobile version