Ishte një javë me plotë emocione për Milot Rashicën. Të martën u zyrtarizua te Werder Bremeni nga Vittese, të premten u stërvitë për herë të parë me klubin gjerman, ndërsa të shtunën debutoi me fitore në Bundesliga.
Por, nuk ishte një debutim i lehtë në aspektin individual, por skuadra e tij arriti një fitore të rëndësishme me rezultat 1-2 ndaj një Schalkes mjaft të fortë këtë sezon.
Shqiptari nga Kosova luajti nga fillim deri në minutën e 56-të dhe në vend të tij u fut sulmuesi nga SHBA, Aron Johannsson. Ylli i Përfaqësueses së Kosovës u mundua disa herë të krijojë diçka nga krahu i tij, duke harkuar në zonë, por ishte e dukshme se atij i duhet ende kohë për t’u ambientuar në Bundesligë.
Goli i parë në takim erdhi nga Evgen Konoplyanka në minutën e 24, ndërsa mysafirët barazuan me anë të Max Kruse në minutën e 80-të. I fitores u shënuan në kohën shtesë nga Zlatko Junuzovic.
🎉 AND IT'S THE EQUALISER! Free-kick spilt by Fährmann and #Kruse smashes it home! GET IN! // (79') #werder #s04svw 1-1 pic.twitter.com/AKcNHDWtvd
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) February 3, 2018
Pas kësaj humbje Schalke 04 vazhdon në vendin e katër me 35 pikë, aq sa BVB në vendin e tretë. Werderi ngjitet pozitën e 16-të me 20 pikë, duke ikur kështu nga zona e rrezikshmërisë.
Ndeshja e ardhshme klubit të Rashicës është ndaj Wolfsburgut, kurse Schalke udhëton te Bayerni që mban pozitën e parë me 53 pikë, 18 më shumë se Leverkuseni në të dytën. /Telegrafi/