Site icon Telegrafi

Rashica dhe Kololli në përkrahje të Kosovës në ndeshjen ndaj Greqisë

Milot Rashica dhe Benjamin Kololli i kanë dhënë përkrahje morale bashkëlojtarëve te Përfaqësuesja e Kosovës para takimit me Greqinë.

Kosova është nikoqire e Greqisë në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë dhe gjithçka është gati tashmë.

Lexo po ashtu Gjithçka LIVE rreth ndeshjes Kosovë-Greqi

Bernard Challandes ka kokëdhimbje para këtij takimi, pasi i mungojnë plot dhjetë lojtarë, ku shumica nga ta janë titullar të rregullt.

Të tillë janë edhe Rashica dhe Kololli, të cilët do të mungojnë në këtë ndeshje shkaku i rregullave të Gjermanisë dhe Zvicrës për COVID-10 për njerëzit që udhëtojnë në Kosovë.

Megjithatë, dyshja në fjalë kanë dhënë përkrahjen e tyre morale në rrjetet sociale.

Rashica është përkujdesur që në profilin e tij në Instagram të publikojë dy fotografi si motivim për bashkëlojtarët.

Si Rashica, ashtu edhe Kololli ka publikuar një fotografi të tijën, ku i ofron përkrahje Kosovës për këtë ndeshje.

Ndryshe, përveç Kosovës dhe Greqisë pjesë e këtij grupi janë edhe Sllovenia dhe Moldavia. /Telegrafi/

Exit mobile version