Site icon Telegrafi

Rashica debuton nga minuta e parë në Bundesligë ndaj Schalkes

Milot Rashica do ta bëjë debutimin e tij me Werder Bremenin në Bundesliga.

Sulmuesi i talentuar nga Kosova ditë më parë kompletoi transferimin tek klubi i madh gjerman nga Vitesse.

Trajneri i Bremen, Kohfledt ka vendosur që t’i besojë vushtrriasit fanellën e titullarit në ndeshje ndaj Schalke 04.

Werder Bremen në këtë takim vije pas tri ndeshjeve pa fitore ku ka marrë dy barazime dhe ka pësuar një humbje.

Ish-kampionët e Gjermanisë barazuan ndaj Herthës në shtëpi pa gola në ndeshjen e fundit.

Aktualisht Bremen ndodhet në pozitën e 16-të në Bundesliga dhe është ndër skuadrat më të rrezikuara së bashku me Hamburgun, Mainzin, Suttgartin dhe Kolnin.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj sfide.

Formacionet zyrtare:

Schalke 04: Fahrmann, Kehrer, Naldo, Nastasic, Meyer, Caliguri, Goretzka, Harit, Oczipka, Di Santo, Konoplyanka.

Werder Bremen: Pavlenka, Selasie, Veljkovic, Mosander, Augustinson, Gondorf, Delaney, Eggestien, Junuzovic, RASHICA, Kruse. /Telegrafi/

Exit mobile version