Milot Rashica ka folur për mediat pas stërvitjes me përfaqësuesen e Kosovës.
Kjo e fundit do të luajë me Islandën në kuadër të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018.
Ai ndër të tjerash ka vlerësuar lartë eksperiencën e sulmuesit Besasrt Berisha, transmeton Telegrafi.
“Ardhja e Berishës është një përforcim i madh për ne sepse është futbollist me përvojë të madhe”, theksoi Rashica.
Theksojmë se ndeshja zhvillohet në qytetin e Shkodrës dhe fillon në ora 20:45. /Telegrafi/