Telegrafi

Rashica asiston në fitoren e Werderit ndaj Freiburgut

Foto: SV Werder Bremen EN/Twitter

Werder Bremeni i është kthyer fitores në Bundesliga, këtë herë arriti fitore në shtëpi ndaj Freiburgut me rezultat 2-1.

Golat në këtë takim i shënuan Davy Klaassen (76′) dhe Theodor Gebre Selassie (84′), ndërsa te goli i parë asistoi Milot Rashica.

Shqiptari i dha një top të mirë Klaassenit, i cili nuk gaboi me kokë nga afër.

Lexo po ashtu Rashica e impresionon Nuri Sahinin, turku e duartroket yllin e Kosovës

Vlen të theksohet se këtë sezon ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar tri asistime.

Ndeshja e ardhme e Werderit është kundër Bayern Munichut, ndërsa asistimin e Rashicas dhe golat e ndeshjes mund t’i shikoni KËTU. /Telegrafi/