Werder Bremeni i është kthyer fitores në Bundesliga, këtë herë arriti fitore në shtëpi ndaj Freiburgut me rezultat 2-1.
Golat në këtë takim i shënuan Davy Klaassen (76′) dhe Theodor Gebre Selassie (84′), ndërsa te goli i parë asistoi Milot Rashica.
Shqiptari i dha një top të mirë Klaassenit, i cili nuk gaboi me kokë nga afër.
Vlen të theksohet se këtë sezon ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar tri asistime.
Ndeshja e ardhme e Werderit është kundër Bayern Munichut, ndërsa asistimin e Rashicas dhe golat e ndeshjes mund t’i shikoni KËTU. /Telegrafi/