Site icon Telegrafi

Rashford zbulon se profili i tij u hakua kur u shfaq postimi që konfirmonte transferimin e Sanchos te Man Utd

Marcus Rashford ka pretenduar se llogaria e tij në Twitter u hakua pasi një postim tashmë i fshirë konfirmoi lëvizjen e afërt të Jadon Sanchos te Manchester Unitedi.

Unitedi thuhet se është afër të mbyll një lëvizje të madhe parash për Sanchon, i cili ishte i lidhur shumë me Djajtë e Kuq verën e kaluar.

Borussia Dortmund refuzoi një ofertë fillestare prej 67 milionë funtesh për sulmuesin anësor 21-vjeçar anglez në fillim të këtij muaji.

Sidoqoftë, Unitedi thuhet se ka përmirësuar ofertën e tyre dhe ka bërë një tjetër prej 77.5 milionë funtesh për të transferuar objektivin kryesor të Ole Gunnar Solskjaer.

Lexo po ashtu Sancho iu ka treguar tashmë shokëve të kombëtares së Anglisë se ai do të transferohet te Man Utd

Fillimisht u duk se Rashford konfirmoi ardhjen e Sanchos në Old Trafford përmes një cicërimë drejtuar një mbështetësi.

“Prezanto Sanchon, Marcus”, ishte kërkesa e një përdoruesi të rrjeteve sociale, ndërsa Rashford iu përgjigj thjesht: “Po x”.

Tifozët e Unitedit në platformën e mediave sociale u habitën kur llogaria e Rashford në Twitter u përgjigj me një “po” të martën mbrëma.

Megjithatë, postimi është hequr nga llogaria e Rashfordit dhe ylli i Unitedit ka konfirmuar që ishte një ‘hakim i vogël’ dhe tani ai është kthyer.

“Një sulm i vogël dhe unë jam përsëri. Mirëmëngjesi të gjithëve”, ka shkruar 23-vjeçari në Twitter për 4.5 milion ndjekësit e tij.

Ndryshe, Sancho ishte në një formë të shkëlqyer për Dortmundin sezonin e kaluar pasi ai shënoi 16 herë dhe regjistroi 20 asistime në 38 paraqitje. /Telegrafi/

Exit mobile version