Marcus Rashford ka folur pasi u zëvendësua herët pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen që Manchester City e zhvilloi ndaj Portos në udhëtim në kuadër të Ligës së Evropës.
United barazoi për herë të dytë radhazi në Ligën e Evropës, pasi të enjten dueli mes tyre dhe Portos përfundoi me rezultat 3-3.
Përkundër faktit që shënoi golin e parë në këtë sfidë për t’i dhënë avantazhin mysafirëve, Rashford u zëvendësua pas pjesës së parë nga Ten Hag, duke u zëvendësuar nga Alejandro Garnacho.
Tani, pas këtij rezultati zhgënjyes, sulmuesi i United ka thyer heshtjen përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Jam i lumtur të mësoj se jam futur në mesin e top pesë golashënuesve në Evropë për United, por jam i mërzitur që nuk arritëm të fitonim”, ka shkruar Rashford.
Rashford i tha epërsinë ‘Djajve të Kuq’ pas vetëm shtatë minutave lojë pasi portieri Diogo Costa nuk ia doli ta ndalojë goditjen e tij të fuqishme.
Për këtë arsye, vendimi i Ten Hag për ta larguar Rashfordin nga loja pas pjesës së parë, i befasoi të gjithë tifozët.
Sidoqoftë, pas përfundimit të kësaj ndeshjeje, Ten Hag dha një arsye lidhur me vendimin që kishte marrë.
“Ne duhet të bëjmë rotacione. Garnacho, ne nuk e futëm atë titullar. Ai pati një ndeshje të madhe, jo vetëm të dielën, por mendoj gjatë tërë sezonit”, kishte thënë Ten Hag./Telegrafi/