Manchester Unitedi ka kaluar në epërsi ndaj Chelseat në sfidën që po zhvillohet në Old Trafford.
Djajtë e Kuq kaluan në epërsi ndaj The Blues me golin e shënuar nga Marcus Rashford në minutën e 18-të nga pika e bardhë.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer kaloi në epërsi, pasi Kurt Zouma bëri ndërhyrje të palejueshme në zonën e rreptësisë, duke shkaktuar kështu penallti.
Përballja e Unitedit dhe Chelseat është sfida kryesore e xhiros së parë në Ligën Premier, gjersa që të dyja skuadrat po zhvillojnë një lojë mjaftë të hapur. /Telegrafi/