Site icon Telegrafi

Rashford i ofrohet gjigantit italian, por ata preferojnë Zirkzeen

Manchester United thuhet se i ka ofruar Juventusit shërbimet e Marcus Rashford, por trajneri Thiago Motta ende preferon shokun e skuadrës së anglezit, Joshua Zirkzee.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Manchester United i ka ofruar Juventusit sulmuesin e tyre të ‘padëshiruar’ Rashford.

27-vjeçari është i destinuar të largohet nga Old Trafford në janar ose në verë, dhe sipas gazetës me bazë në Torino, Djajtë e Kuq po kërkojnë një shitje prej 50 milionë euro.

Tottenham dhe Bayern Munich thuhet se janë gjithashtu të interesuar për yllin anglez, ndërsa Juventus mund t’i bashkohet garës vetëm nëse United bie dakord të huazojë lojtarin muajin e ardhshëm dhe të paguajë një pjesë të pagës së tij të majme.

 

Sipas Tuttosport, buxheti i Juventusit për huazimin e Rashford në janar është rreth 3-4 milionë euro, por, në të njëjtën kohë, produkti i akademisë së Manchester United nuk është objektivi i preferuar i Thiago Mottas.

Ish-reprezentuesi italian ende preferon shokun e skuadrës së Rashford, Zirkzee dhe Juventus shpreson ta marrë holandezin në afatin kalimtar të janarit.

Zirkzee shënoi 14 gola në 57 paraqitje të Bolognës nën drejtimin e Mottas përpara se të bashkohej me Djajtë e Kuq këtë verë. /Telegrafi/

Exit mobile version