Marcus Rashford ka thënë se paraqitja e Manchester Unitedin në derbin ndaj Manchester Cityt ishte më e mirë se ajo kundër Evertonit, mirëpo ishte shumë më poshtë se standardi i pritur.
“Ishte shumë e qartë se cila ishte skuadra më e mirë. Sot (e mërkurë) nuk luajtëm si Man United. Kemi luajtur kështu në dy javët e fundit, të jemi të sinqertë. Kjo nuk bën”.
“Së paku duhet të japim maksimumin për klubin dhe tifozët… Nuk ka rëndësi nëse ishim pak më mirë (se ndeshja paraprake), sepse e humbën lojën. Është derbi dhe nuk bën të luajmë kështu”.
“Kemi dëshmuar se mund t’ia dalim dhe tash nuk po e bëjmë atë… kjo është gjëja më zhgënjyese. Duhet të kthehemi në atë pikë”.
“Të harrojmë top-katërshen, ta harrojmë Ligën e Kampionëve, duhet të luajmë si Man Unitedi”, ka deklaruar Rashford pas ndeshjes. /Telegrafi/