Telegrafi

Rashford në dyshim për Euro 2020

Marcus Rashford (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford mund të jetë mungesa e madhe e Kombëtares së Anglisë në Euro 2020.

Ylli i Djajve të Kuq ka pësuar një lëndim në shpinë në fillim të muajit të kaluar dhe nga ajo kohë ka mbetur jashtë fushave.

Megjithatë, shqetësimi është edhe më i madh pasi nuk pritet një rikthim i shpejt i sulmuesit në fushat e blerta.

Lexo po ashtu Përshpejtimi i shërimit, Rashford po përdor një brez për t’u rikthyer sa më shpejt

Dhe pa ndonjë datë të caktuar për rikthimin e tij, ai po mundohet të luftojë me kohën për t’u kthyer ta ndihmoj ekipin dhe kombëtaren.

Rashford i lënduar (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Por, Rashford mund të jetë në dyshim edhe për paraqitjen e tij me Anglinë në Euro 2020.

Sipas The Mirror, Federata Angleze e Futbollit (FA) do të kërkojë të shikojë raportet mjekësore të Rashford pasi dyshimet për pjesëmarrjen e tij në Euro 2020 vetëm po rriten. /Telegrafi/