Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford mund të jetë mungesa e madhe e Kombëtares së Anglisë në Euro 2020.
Ylli i Djajve të Kuq ka pësuar një lëndim në shpinë në fillim të muajit të kaluar dhe nga ajo kohë ka mbetur jashtë fushave.
Megjithatë, shqetësimi është edhe më i madh pasi nuk pritet një rikthim i shpejt i sulmuesit në fushat e blerta.
Dhe pa ndonjë datë të caktuar për rikthimin e tij, ai po mundohet të luftojë me kohën për t’u kthyer ta ndihmoj ekipin dhe kombëtaren.
Por, Rashford mund të jetë në dyshim edhe për paraqitjen e tij me Anglinë në Euro 2020.
Sipas The Mirror, Federata Angleze e Futbollit (FA) do të kërkojë të shikojë raportet mjekësore të Rashford pasi dyshimet për pjesëmarrjen e tij në Euro 2020 vetëm po rriten. /Telegrafi/