Telegrafi

Rashford ‘i lodhur’ nga Manchester United, gjiganti evropian projekton transferimin e tij

Paris Saint-Germain është i interesuar për nënshkrimin e Marcus Rashford, sipas raportimeve nga Franca.

Gjigantët francezë do të tentojnë t’i marrin shërbimet e tij, sidomos pas përballjes së fundit me Manchester Unitedin për daljen e tij në një klub nate në Belfast.

26-vjeçari pretendoi se ishte shumë i sëmurë për t’u stërvitur të premten, përpara se të dilte se ai kishte qenë duke festuar në Belfast natën e kaluar.

Lexo po ashtu Kamarierja e zbulon sjelljen skandaloze të Rashford në Belfast: Pavetëdije, goditi murin me kokë, ekspozimi i parave

Rashford më pas humbi fitoren 4-2 të Djajve të Kuq ndaj Newport County në FA Cup.

PSG më parë tregoi interesim për sulmuesin përpara se ai të nënshkruante një marrëveshje të re pesëvjeçare me Man United verën e kaluar.

Sipas  Foot Mercato, kampionët e Ligue 1 janë “tunduar” të kthehen në Rashford në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Eksod te Manchester United: 10 lojtarët që Ratcliffe pritet t'i largojë nga Old Trafford

Ylli anglez shijoi një sezon të shkëlqyer në 2022/23, duke shënuar 30 gola dhe duke dhënë 11 asistime në të gjitha garat.

Ai ka pasur një sezon më të vështirë këtë herë, megjithatë, duke shënuar vetëm katër gola në 26 dalje në të gjitha garat. /Telegrafi/