Manchester Unitedi ka fituar në minutat shtesë me rezultat 1-0 ndaj West Ham United në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq kanë mposhtur një rival direkt për top katërshe, pasi triumfuan në Old Trafford ndaj Çekanëve dhe rrëmbyen pozitën e katërt.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të dobët nga të dyja skuadrat, të cilat më shumë ruheshin për të mos pësuar.
Kështu pasi 45 minutave të parë nuk pati ndonjë rast ideal dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.
⏸ We're level at the interval.#MUFC | #MUNWHU
— Manchester United (@ManUtd) January 22, 2022
Pjesa e dytë ishte për një nuancë më e mirë nga Unitedi që e deshi pak më shumë fitoren, por pa arritur të krijoj diçka speciale deri në, ndërsa mysafirët luanin sigurt pasi kënaqeshin edhe me një pikë.
Edhe në këtë pjesë rastet ishin minimale nga të dyja skuadrat pasi mbrojtjet nuk lejonin aq shumë hapësira.
Rasti i vetëm që i vlen të përmendet ishte një goditje e Cristiano Ronaldos (90′), e cila u prit nga portieri Alphonso Areola, por kur ndeshja pritej të mbyllej në skenë doli Marcus Rashford, i cili në shtesë shënoi golin e fitores 1-0.
🤩 @MARCUSRASHFORD WINS IT IN STOPPAGE TIME!#MUFC | #MUNWHU
— Manchester United (@ManUtd) January 22, 2022
Pas kësaj fitore, Unitedi ngjitet në pozitën e katërt me 38 pikë, ndërsa West Hami bie në pozitën e pestë me 37 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Unitedi udhëton te Burnley, ndërsa West Hami e pret Watfordin. /Telegrafi/
Rashford goal vs West Ham (1-0) #mufc https://t.co/fYBNhVnSwk
— United Goals ⚽️ (@UnitedGoals__) January 22, 2022