Ylli i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, ka folur me admirimi për Cristiano Ronaldon dhe për përpjekjet unike të tij për t’u bërë më i miri.
Superylli portugez u largua nga Old Traffordi në vitin 2009 për të shkuar te Real Madridi, ndërsa asokohe Rashford ishte vetëm 11 vjeç dhe ishte pjese e Akademisë së Djajve të Kuq.
CR7 tash konsiderohet si një ndër më të mirët në botën e futbollit, e ka fituar tri herë Topin e Artë (është në garë për të katërtin), e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve dhe një herë Kampionatin Evropian.
“Kur Cristiano Ronaldo erdhi te Unitedi, të gjithë e shikonin atë. Ajo që i befasoi të gjithë ishte fakti se ai ishte shumë i ri dhe erdhi në një skuadër ku donte të bëhej më i miri”.
“Ai punoi shumë secilën ditë, e keni parë në palestër çdo ditë dhe rezultatet erdhën në fushë. Ai e tregonte haptas se donte të bëhej lojtari më i mirë në botë”, ka thënë 18-vjeçari për Inside United. /Telegrafi/