Telegrafi

Rashford është rikthyer me të dashurën e fëmijërisë

(Foto: Instagram/lucialoi)

Marcus Rashford thuhet se është pajtuar me të dashurën nga fëmijëria, Lucia Loi, disa muaj pas ndarjes së dhimbshme.

Pas tetë viteve bashkë, futbollisti dhe e dashura e tij i kishin dhënë fund lidhjes në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa për ndarjen mediat raportuan tre muaj më vonë.

Megjithatë, Lucia ka nxitur spekulime për ribashkimin e tyre, pas publikimit të disa imazheve ku shfaqej një dorë me tatuazh teksa prekte çizmet e saj.

(Foto: Instagram/lucialoi)

Një burim ka thënë për The Sun se ndarja u ka dhënë atyre kohë që të marrin frymë dhe të përqendrohen te vetvetja para se të riktheheshin bashkë pak para festave të fundvitit.

“Ndarja i ka shërbyer lidhjes së tyre, sepse u ka ofruar të dyve hapësirë dhe siguri se ata dëshironin që ta çonin përpara këtë lidhje”.

(Foto: Getty Images/Daily Mail)

“Ata kanë qenë bashkë që nga shkolla dhe një mundësi për të marrë frymë dhe për t’u fokusuar te vetja, ka qenë mjaft e rëndësishme”, ka thënë burimi. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/lucialoi)