Para ndeshjes në Europa League në mes të Manchester United dhe Midtjylland shumë pak njerëz mund të kenë dëgjuar për Marcus Rashford.
Por ai shkëlqeu që në debutim, e kjo u përcoll mandej me dy gola të tij në ndeshjen kundër Arsenalit. Kjo bëri që emri i tij të përmendet gjithandej vendit.
Disa nga ekspertët e futbollit filluan të flasin për përfshirjen e 18 vjeçarit në Kombëtaren e Anglisë.
Kështu sigurisht ky i ri mund të përfshihet edhe tek tre luanët për të luajtur në Francë në kampionatin evropian.