Telegrafi

Rashani shënon tjetër gol në Ligue 1, por largohet nga ndeshja vetëm pas 10 minutave

Elbasan Rashani ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit francez, duke shënuar një tjetër gol.

Sulmuesi nga Kosova ka gjetur golin e tetë në elitën e futbollit francez Ligue 1.

Rashani si gjithmonë e nisi si titullar ndeshjen mes Clermont dhe Montpellier.

Vetëm pas katër minutave lojë, Elba u asistua nga Bayo dhe shënoi nga afërsia në portën e mysafirëve për 1-0.

Por vushtrriasi ishte i pafat, pasi zgjati muskulin e këmbës së djathtë dhe vetëm pas 10 minutave lojë u zëvendësua.

Për Rashanin goli ndaj Montpellier ishte i teti këtë edicion në Ligue 1, derisa ka edhe tre asistime. /Telegrafi/