Elbasan Rashani ka vazhduar me formë fantastike në elitën e futbollit francez Ligue 1.
Sulmuesi nga Kosova e ka nisur nga minuta e parë takimin për skuadrën e tij Clermont Foot përballë Metz.
Në minutën e 38-të, vushtrriasi ka asistuar për Mohamed Bayo i cili ka shënuar për 1-2.
⚽ 36' BUUUUUUUUUT ! Sur une nouvelle merveille de centre de Rashani, @momobayo27 réduit le score de la tête au second poteau !!! Le 4ème but de la saison pour notre meilleur buteur ! #CF63FCM (1-2) pic.twitter.com/gL3EOZXmpP
— Clermont Foot 63 (@ClermontFoot) August 29, 2021
Pas 45 minutave të para, Clermont po humb 1-2 nga Metz, derisa Rashani është më i dalluari tek skuadra e tij.
Kujtojmë që reprezentuesi kosovar në tri ndeshjet e para në Ligue 1 ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime me këtë të sotmin. /Telegrafi/