Elbasan Rashani është njeriu i momentit tek skuadra franceze Clermont.
Sulmuesi i Kosovës ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim në tri ndeshjet e para për ekipin francez.
Clermont e ka nisur për mrekulli edicionin debutues në Ligue 1, ku në tri takimet e para ka grumbulluar shtatë pikë.
Megjithatë sulmuesi më në formë i tyre, Elbasan Rashani është në dyshim për ndeshjet e radhës, që Clermont e zhvillon ndaj Metzit.
Rashani nuk ka stërvitur ditën e sotme shkaku i një lëndimi muskulor.
Mediat franceze kanë raportuar se ylli i Kosovës është në dyshim për ndeshjen e fundjavës ndaj Metzit.
Megjithatë nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim të rëndë dhe Rashani është i gatshëm që të bashkohet me Kosovën për ndeshjet e muajit shtator. /Telegrafi/