Elbasan Rashani ka vazhduar formën e mirë në Ligue 1.
Futbollisti shqiptar ka dhënë një asistim te goli i vetëm i Clermonti, në humbjen ndaj Nantes (2-1).
Rashani asistoi te shoku i tij i skuadrës, Mohamed Bayo, në minutën e 49-të për barazimin e rezultatit. Por vendasit morën tri pikë me golin e Blas në minutën e 61-t.
28-vjeçari shqiptar u largua nga fusha në minutën e 68-të.
Në gjashtë paraqitje në Ligue 1, Rashani ka katër gola dhe dy asistime. /Telegrafi/