Kosova po konsiderohet si Brazili i Evropës për nxjerrjen e talenteve në futboll.
Një tjetër futbollist që pritet të ketë të ardhme të ndritur është edhe Kastriot Rapuca nga Prishtina.
I lindur në muajin mars të vitit 2001, Rapuca është pjesë e Shkollës së Futbollit Kurda nga Prishtina.
Mbrojtësi i majtë i talentuar, ka udhëtuar drejt shtetit të Zvicrës ku do të fillojë provat tek skuadra Winterthur.
Që nga dita e sotme (e hënë), Kastrioti do të jetë në prova tek ekipi i parë i Winterthur me të vetmin qëllim që t’i bind drejtuesit e kësaj skuadre për të nënshkruar kontratë profesionale.
Nga Winterthur kanë dalë edhe yjet e futbollit shqiptar Ermir Lenjani, Amir Abrashi dhe Admir Mehmedi.
Ndërkohë në këtë skuadër hapat e parë në karrierë i kanë marrë edhe yjet e futbollit zviceran që tani janë pjesë e Kombëtares si Remo Freuler, Luca Zuffi, Manuel Akanji e Marwin Hitz. /Telegrafi/