Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka uruar qytetarët e Kosovës në 16-vjetorin e Pavarësisë, gjersa thekson se vizioni i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova për një Kosovë demokratike, gjithëpërfshirëse dhe multietnike hodhi themelet e shtetit.
Von Cramon përmes një video të postuar në X thekson se në këtë ditë duhet të festohet jo vetëm suksesi që Kosova ka arritur deri tash, por edhe qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e njerëzve të saj.
“…Më 17 shkurt, unë kujtoj edhe presidentin Rugova dhe vizionin e tij prej lidershipi… Deklarata e Pavarësisë së Kosovës më 2008 është testament i përpjekjeve të palodhshme të Rugovës. Vizioni i tij për një Kosovë demokratike, gjithëpërfshirëse dhe multietnike, ku të gjithë qytetarët jetojnë të lirshëm nga frika dhe diskriminimi, hodhi themelet për shtetin që e festojmë sot”, u shpreh raportuesja për Kosovën.
Viola von Cramon përmendi edhe Planin e Ahtissarit dhe çështjen e të drejtave të komuniteteve.
Ajo i bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që të tregojnë më shumë vetëpërmbajtje, mirëkuptim dhe dhembshuri kur bëhet fjalë për personat që ndihen të përjashtuar. /Telegrafi/
?? Happy 16th Birthday!
Happy Independence Day to #Kosovo!
I cannot wait to see Kosovo continue to thrive and prosper for many more years to come. pic.twitter.com/B3r1N8lKyS— Viola von Cramon ?????? (@ViolavonCramon) February 17, 2024