Site icon Telegrafi

​Raportuesja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon viziton Kosovën

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon do të qëndrojë nesër për vizitë në vendin tonë.

Ajo do të merr pjesë në Ditët e Konferencës të KSDW nga data 31 maj deri 2 qershor, e cila temë kryesore ka Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Në ditët e konferencës, do të marrin pjesë edhe ekspertë vendorë e rajonal, përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare e anëtarë të shoqërisë civile.

KSDW 2022 organizohet në partneritet mes Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, GIZ, Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF).

Kjo është ngjarja më e madhe për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon.

Exit mobile version