Telegrafi

Raportonte për krimin e organizuar, vritet gazetari meksikan – i gjendet trupi pa kokë

Një gazetar është vrarë dhe më pas i është prerë koka në shtetin meksikan Veracrus, ka bërë të ditur gazeta në të cilën ai punonte, raporton Reuters.

El Mundo me seli në Cordoba, shkruan se trupi i gazetarit Julio Valdivia është gjetur pranë motoçikletës së tij në afërsi të shinave të trenit në qytetin Mozorongo, transmeton Telegrafi.

Valdivia raportonte nga një zonë rurale në afërsi të kufirit me shtetin meksikan Oahaka, që prej kohësh ballafaqohet me vrasje dhe dhunë të paparë të bandave rivale.

Ai është gazetari i gjashtë që këtë vit është vrarë në Meksikë. E komiteti për mbrojtjen e gazetarëve ka dënuar këtë “ngjarje të rëndë”, duke i bërë thirrjeve autoriteteve të sigurisë të identifikojnë personat përgjegjës.

Kujtojmë që më shumë se 140 gazetarëve janë vrarë në Meksikë gjatë 20 viteve të fundit, të cilët kryesisht raportonin për krimin e organizuar. /Telegrafi/