Telegrafi

Raportonte duke sfiduar ‘erërat e fuqishme’, por kalimtarët dëshmojnë të kundërtën (Video)

Gazetari i Weather Channel, Mike Seidel, derisa po raportonte nga Karolina e Jugut të Shteteve të Bashkuara për Uraganin Florence, është shtirur sikur zona është përfshirë nga erëra të fuqishme.

Derisa kishte ngulitur këmbët në barë dhe qëndronte në atë pozitë që të mos e rrëzoi era, dy kalimtarë lëviznin lirshëm në sfond, duke lënë të kuptohet se nuk kishte ndonjë stuhi, transmeton Telegrafi.

“Megjithatë, nuk fluturoi me erën”, ka qenë një prej komenteve të shumta, për gazetarin që bëri xhiro në Twitter.

Zyrtarët e kanalit televiziv e mbrojtën gazetarin e tyre, duke thënë se ai ishte në panik dhe mbivlerësoi situatën, për shkak të situatës së rënduar nga uragani. /Telegrafi/