Ankesat e qytetarëve rreth shërbimeve publike komunale janë gjithmonë të pranishme, por adresimi i tyre shpesh ndodh të jetë më i komplikuar.
Falë platformës online “ndreqe” tani çdo ankesë, kërkesë dhe problem mund të raportohet më lehtë dhe më shpejtë.
Duke i portretizuar problemet dhe ankesat tuaja në një hartë interaktive, institucionet komunale do të kenë mundësi të shohin përmes saj se çfarë ju shqetëson në qytetin tuaj.
Çdo problem i raportuar në “ndreqe”, dërgohet për t’u rregulluar nga zyrtarët përgjegjës të komunave. Ankesat e raportuara mund të përditësohen dhe ju mund të abonoheni edhe për njoftime.
Përmes platformës “ndreqe” mund të raportohen këto kategori të problemeve: mbeturina, ujëra të zeza, gropa në rrugë, ndriçim publik, trotuar i dëmtuar, shenja të rrugës dhe pengesa për përsona me aftësi të kufizuar.
Kjo platformë është e bazuar në platformën e hapur FixMyStreet të mySociety, e pranishme edhe në Kosovë, “ndreqe” krijon një rrjetizim dhe bashkëpunim mes qytetarëve për t’u përfshirë së bashku dretpërdrejt për çdo ankesë tek qeverisja e tyre lokale jo vetëm në qytete por edhe në fshatra.