Telegrafi

Raporton rrejshëm se është ngacmuar seksualisht

Foto: Ilustrim

Një femër nga Kaçaniku ka raportuar në Polici se është ngacmuar seksualisht nga një mashkull, por më vonë e ka pranuar se ka raportuar rrejshëm.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se pas lajmërimit për ngacmim seksual është intervistuar i dyshuari por që i njëjti e ka mohuar veprën.

Femra që fillimisht ishte viktimë gjatë intervistimit ka pranuar se veprën e ka raportuar rrejshëm. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.