Site icon Telegrafi

Raportoi në Facebook se uji po “vërshonte” rreth shtëpisë së saj – pas pak sekondash, amerikania gjeti vdekjen nga përmbytjet

Një video tronditëse e postuar në Facebook kapi momentet e tmerrshme që një grua filmoi teksa ujërat e përmbytjes vërshuan mbi shtëpinë e saj, pak sekonda para se ajo vetë të “vërshohej” për vdekje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja në Facebook Live u postua nga Linda Almond, 55 vjeçe, ndërsa ajo ishte bllokuar në shtëpinë e saj në Waverly.

“Ne jemi duke u përmbytur tani. Me të vërtetë e frikshme”, dëgjohet të thotë Almond.

Ndërkohë një zë tjetër, që supozohet të jetë ai i djalit të saj Tommy, 37 vjeç, thotë se ai mendon se diçka goditi anën e shtëpisë.

Momente më vonë, vajza e Almond, Victoria i tha Washington Post, se shtëpia “u hoq nga themeli” dhe të dy u përfshinë në ujë.

Kur ajo foli me vëllain e saj të shtunën në mbrëmje, “Unë mund të dëgjoja në zërin e tij, mënyrën se si ai e përshkroi atë dhe tonin e tij të zërit” se nëna e saj kishte vdekur, tha Victoria Almond, e cila jeton 45 kilometra larg shtëpisë së vëllait të saj.

“Unë tashmë e dija. Nuk u konfirmua, por unë e dija”.

Ajo shtoi: “Vëllai im ra për rreth 45 sekonda nën ujë dhe kur u kthye, ai nuk mund të gjente nënën. Ishte hera e fundit që e pa”.

Stuhia solli një sasi të madhe shiu dhe shumë shkencëtarë besojnë se ngjarjet e rënda të motit si përmbytjet, zjarret në shtetet perëndimore dhe uraganet më të fortë dhe më të shpeshtë në jug dhe lindje të SHBA janë të lidhura me krizën klimatike të shkaktuar nga njerëzit.

Linda Almond është ndër 22 viktimat e njohura të përmbytjeve që përfshinë një pjesë rurale të Tennessee, duke shkatërruar ndërtesa dhe shkatërruar komunitetet. Dhjetëra ende mungojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version