Telegrafi

Raportohet se u dogj makina e modeles Françeska Jaçe, dyshohet se iu vu flaka për ta vjedhur

Françeska Jaçe (Foto: Instagram)

Makina e tipit Range Rover, në pronësi të Françeska Jaçes, ish-banores së ‘Big Brother’ është djegur pjesërisht mbrëmë në qytetin e Vlorës.

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e mbrëmshme, e cila ndodhi rreth orës 21:04 në lagjen “Pavarsia”.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanËeb’ se ka dyshime që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, pasi mendohet se makina luksoze ‘Range Rover Velar’ është tentuar të vidhet.

Sipas burimeve të policisë, automjetet luksoze kanë një sistem antizjarri që kur ndjejnë flakë në afërsi të sensoreve në pika të caktuar, hapen automatikisht.

Makina e Françeska Jaçe është nder mjetet më të shtrenjta, pasi vlera e saj shkon në mbi 50 mijë euro. Fillimisht policia mendoi për një bombë poshtë automjetit, por pas verifikimit doli që ishte vetëm një vatër zjarri, e cila dyshohet se ishte vendos qëllimisht.

Dy pistat e hetuara janë ato të një tentative për zjarr vënie të qëllimshme dhe pista e dytë është ajo e tentativës për vjedhjen e makinës, e cila në tregun e automjeteve të vjedhura ka po ashtu vlerë të lartë.

Françeska Jaçe (Foto: Instagram)