Një shpërthim i fuqishëm ndodhi të martën në Bejrut të Libanit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave, ndërsa shumë të tjerë gjenden ende të bllokuar.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se qindra njerëz të tjerë u plagosën, me këtë rast u dërguan në spitale për trajtim.
Kreu i Kryqit të Kuq në Liban, George Kettaneh, tha se shumë persona janë ende të bllokuar në shtëpitë e dëmtuara nga shpërthimi.
Oh my goodness. pic.twitter.com/kigRLV0bXB
— Tobias Schneider (@tobiaschneider) August 4, 2020
Ai u tha medieve lokale se nuk posedonte ndonjë shifër të saktë të njerëzve të plagosur pasi shumë të tjerë ishin ende të bllokuar në objekte dhe brenda zonës së shpërthimit.
Një medium libanez, raportoi se Spitali Hotel Dieu po trajtonte më shumë se 500 të lënduar, dhe nuk ishte në gjendje që të pranonte më shumë.