Numri i rasteve të coronavirusit në Itali, raportohet se mund të jetë 10 herë më i lartë, nga 64 mijë sa janë konfirmuar deri më tani.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, deri më tani 6,077 persona kanë ndërruar jetë nga coronavirusi në Itali, duke u bërë vendi me më së shumti viktima në botë.
Sidoqoftë, testimi nga kjo sëmundje shpesh ka qenë i kufizuar te njerëzit, që do të thotë se mijëra raste mund të jenë të padeklaruara.
Shefi i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, tha se vështirësia më e madhe me të cilën përballet Italia ishte mungesa e maskave dhe ventilatorëve.
Italia po përpiqet të importojë aksione nga jashtë, por Borrelli tha se vendet si India, Rumania, Rusia dhe Turqia kishin ndalur shitjet e tilla.
“Ne jemi duke kontaktuar ambasadat, por kam frikë se nuk do të vijnë më maska nga jashtë”, tha ai./Telegrafi/