Sipas informacioneve të fundit, Jaguar do të braktisë modelin elektrik I-Pace.
Largimi i modelit SUV elektrik do të bëhet gradualisht, dhe përfundimi duhet të ndodhë në mesin e vitit 2025.
Në pranverën e vitit 2018, Jaguar prezantoi SUV-in elektrik I-Pace dhe disa muaj më vonë filluan dërgesat në tregun evropian.
Gjatë gjithë kësaj kohe, prodhuesi britanik ka nxjerrë shumë mësime në çështjen e elektrifikimit, dhe tani dëshiron të përdorë gjithçka që mësohet për modelet e ardhshme të markës me emetim zero, përcjell Telegrafi.
Dihet se Jaguar planifikon të “hedhë” të gjithë gamën aktuale të modeleve dhe t’i zëvendësojë ato me modele të reja me emetim zero.
Ish-kreu i kompanisë pohoi se I-Pace do të vazhdojë të prodhohet, por shefi i ri, Adrian Mardell ka plane të tjera.
Në një intervistë me Autocar, Mardell tha se I-Pace do të zëvendësohet së shpejti, me shumë gjasa nga mesi i vitit 2025.
Ai tha gjithashtu se drejtuesit e kompanisë kanë nga 9 deri në 12 muaj për të vendosur se kur saktësisht do të ndodhë kjo.
Modelet e ardhshme të Jaguar, dhe janë planifikuar tre modele të reja elektrike SUV, do të zhvillohen në një arkitekturë të re të quajtur JEA. Modeli i parë i epokës së re do të debutojë në vitin 2024 dhe do të dalë në shitje një vit më vonë. /Telegrafi/