Site icon Telegrafi

Raportohet se Gjermania dëshiron t’i jap fund testeve falas të coronavirusit nga muaji tetor

Gjermania dëshiron t’i jap fund testeve falas të coronavirusit në muajin tetor, raportoi grupi i gazetave RND të hënën, duke cituar një projekt – propozim do pritet të diskutohet nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe udhëheqësit e 16 landeve të vendit.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, qeveria i bëri testet falas për të gjithë në muajin Mars për të bërë të mundur një kthim gradual në jetën normale pas një bllokimi, për të thyer një valë të tretë të COVID-19.

Por me 55 për qind të popullsisë të vaksinuar plotësisht, ka pasur thirrje për të ndaluar shpenzimin e parave të taksapaguesve në një skemë të subvencionuar që tani përfitojnë kryesisht ata që nuk janë ende të vaksinuar, edhe pse vaksinat janë në dispozicion për të gjithë.

“Duke pasur parasysh që i gjithë vaksinimi është menjëherë i disponueshëm për të gjithë qytetarët, nuk është më e justifikueshme që qeveria federale dhe për këtë arsye tatimpaguesit të mbulojnë koston e të gjitha testeve”, sipas RND. /Telegrafi/

Exit mobile version