Site icon Telegrafi

Raportohet se aventura e Bernardo Silvas te City ka përfunduar dhe do shitet këtë verë

Bernardo Silva raportohet se do të largohet në këtë verë nga Manchester City.

Mesfushori portugez nuk pëlqehet më nga Pep Guardiola dhe mund të ndryshojë ambient në këtë afat kalimtar që po vije.

Sipas asaj që raporton The Times, strategu katalunas i ka bërë me dije Silvas se është i lirë të kërkojë skuadër.

Konrata e lojtarit skadon në verën e vitit 2025, derisa çmimi në tregun e transferimeve është 70 milionë euro.

Natyrisht se klubet evropiane do të aktivizohen për t’i siguruar shërbimet e tij, duke ditur se është një lojtar mjaft cilësor.

Guardiola po tenton të bëjë disa ndryshime në fazën ofanzive, e që nga ekipi mund të largohen edhe Gabriel Jesus e Raheem Sterling. /Telegrafi/

Exit mobile version